
Paulina Nushi – Muhaxhiri, gazetare dhe opinioniste në emisionin “Zanat”, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar deklaratën skandaloze të gazetarit nga Tetova, Nevrij Ademi.
Nushi e ka cilësuar këtë deklaratë si tendencë për të vendosur gishtin e moralit mbi vajzën nga Gjakova, e cila u gjend e vdekur ditë më parë në Tetovë, transmeton Gazeta Politika.
“Tani, a ka mundësi ju që vini nga Tetova me na sqaru cka dmth me qenë e ‘’lëvizshme’’?
Së dyti, të thuash se NDOSHTA ka qenë përdoruese e lëndëve narkotike pa e pasur informatën zyrtare është dhimbje e dyfishtë për familjen dhe informim jo profesional.
Të thuash se nga banesa janë dëgjuar zhurma me një djalë që nuk duken si raporte shoqërore, çka është lajmi këtu ?
Nga gjithë ajo që unë kuptoj nga kjo paraqitje është vendosja e gishtit te morali i vajzës, më sqaroni nëse jam gabim sepse nuk e kuptoj fjalën ka qenë e ‘’lëvizshme’’?” – ka shkruar Nushi – Muhaxheri.
Çka tha Ademi në Klan Kosova?
‘’Vajza ka qenë shumë e lëvizshme në Tetovë dhe e njohur për të gjithë edhe për studentët, në bazë të asaj që kam marrë nga kolegët e saj në fakultet thuhet se ajo ndoshta ka qenë edhe përdoruese e lëndëve narkotike’’ – tha Ademi në Klan Kosova.



