Nevrij Ademi kërkon falje pas reagimeve për deklaratën ndaj Doarsa Spahiut

Pas kritikave nga shoqëria civile për komentin e tij lidhur me rastin e Doarsa Spahiut, Ademi thotë se fjalët e tij janë keqinterpretuar dhe kërkon falje publike për çdo shprehje të papërshtatshme.

Nevrij Ademi ka reaguar pas valës së kritikave që pasuan deklaratën e tij për rastin e Doarsa Spahiut, duke kërkuar falje publike dhe sqaruar se fjalët e tij janë nxjerrë nga konteksti.

banner

Në një reagim të publikuar sot, Ademi tha se deklarata e tij nuk ka qenë e qëllimshme dhe se nuk ka dashur të dëmtojë askënd. Ai e cilësoi përhapjen e reagimeve si tentim për senzacionalizëm dhe keqinterpretim të qëlluar.

“Deklarata ime në lidhje me vajzën nuk ka qenë aspak në aspektin në të cilin po tentohet të nxirret nga konteksti. Kërkoj falje publike dhe me përulësi nëse, në moment hutie, kam përdorur ndonjë fjalë të papërshtatshme. Në asnjë rast nuk kam pasur qëllim të dëmtoj askënd,” tha Ademi.

Ai shtoi se është ithtar i reagimeve të drejta dhe të matur, duke bërë thirrje që çështja të mos keqinterpretohet dhe të lihet në dorën e institucioneve kompetente.

“Informatat që dalin në vazhdimësi dëshmojnë diçka tjetër, ndaj le t’ua lëmë organeve kompetente që ta kryejnë punën e tyre me profesionalizëm dhe drejtësi,” përfundoi ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.