
Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, ka folur rreth marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.
Kurti ka vlerësuar se përderisa Kosova është e orientuar drejt integrimeve euro-atlantike, Serbia është më afër Rusisë.
Tutje, Kurti e ka quajtur Serbinë si agresor dhe agresiv, transmeton Gazeta Politika.
“Fqinji ynë verior, përveçse agresor, është edhe agresiv. Vazhdimisht bën sulme, kërcënime e provokime” – ka thënë Kurti, ndër të tjera.



