
Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar për një arrestim Prishtinë.
Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një pistoletë, bombë, AK-47 dhe një pistoletë.
“Pas një pune operative hetimore është arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar për shit-blerjen e narkotikëve dhe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 11 fishekë, një telefon mobil dhe 140€. Në konsultim me prokurorin janë kontrolluar dy banesa dhe disa podrume të objekteve banesore që ishin në shfrytëzim nga i dyshuari ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe: 17.08 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një mjet shpërthyes (bombë), një armë automatike AK 47, një pistoletë, 20 fishekë, një peshore digjitale për matjen e narkotikëve, dhe një DVR 0 kamerave” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.



