“Xhim Xhema, Harry Bajraktari”: Daut Haradinaj tregon kë do ta votonte për president

Deputeti i AAK-së thotë se nëse propozohet Harry Bajraktari nga SHBA, do të zgjohej edhe në këmbë për ta votuar, ndërsa përmend edhe Xhim Xhemën dhe Rrustem Gecin si kandidatë të tjerë të mundshëm.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka deklaruar në një intervistë për Kanal 10 se zgjedhjet e paraparë për prillin e ardhshëm mund të shmangen për shkak të çështjes së presidentit, duke lënë të hapur mundësinë që vendi të mos shkojë në dy palë zgjedhje.

banner

Haradinaj ka përmendur disa emra të mundshëm për postin e presidentit dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për t’i mbështetur ata. Për aktivistin shqiptar në SHBA, Harry Bajraktari, ai tha se do të votohej me kënaqësi dhe madje do të zgjohej në këmbë për ta bërë këtë.

“Nëse vjen një nominim i Harry Bajraktarit prej Amerikë kandidat për president, jo veç që e votoj, po çohna në këmbë kur e votoj. Ose Rrustem Geci, ose Xhim Xhema, ose tjetër. Kemi na emra të përveçëm, mos i paragjykoni gjërat,” ka deklaruar Haradinaj.

Ai theksoi se ka disa kandidatë të tjerë që mund të konsiderohen, duke lënë të kuptohet se vendimi për president mund të jetë fleksibël dhe i hapur për emra të rinj nga spektri politik.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.