Personi i zhdukur në Bresalc të Gjilanit gjendet – rasti kalon në prokurori dhe polici

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim konfirmoi se personi i zhdukur është gjetur, ndërsa Policia e Gjilanit njofton se hetimet janë në zhvillim dhe nuk ka të lënduar apo të dyshuar.

Personi që ishte raportuar i zhdukur në fshatin Bresalc të Gjilanit është gjetur. Lajmin e ka bërë të ditur për Klankosova.tv Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, e cila ka njoftuar se rasti tashmë është në duart e organeve të drejtësisë.

banner

“Personi është gjetur dhe rasti ka kaluar në dorën e prokurorisë dhe policisë,” kanë thënë nga kjo shoqatë.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar se operacioni i kërkimit ka përfunduar në momentin që është gjetur një veturë nga Policia e Kosovës. Ai shtoi se hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e rastit.

“Sipas të dhënave fillestare, nuk ka persona të lënduar dhe as të dyshuar,” ka deklaruar Hashani.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht rastin dhe për të përcaktuar nëse ka pasur elemente që lidhen me ndonjë veprim penal.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.