
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u pyet për praninë e tij në Mitrovicë mbrëmjen e kaluar, duke theksuar angazhimin e tij të plotë gjatë gjithë fushatës zgjedhore në të gjitha komunat e vendit.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nëse ka qëndruar mbrëmë deri vonë në qytetin e Mitrovicës, në prag të përfundimit të fushatës zgjedhore.
Në përgjigjen e tij, Kurti tha se gjatë kësaj periudhe ka qenë i angazhuar maksimalisht në të gjitha komunat e Kosovës.
“Gjatë kësaj fushate unë kam punuar në tri ndërrime, pra anë e mban komunave të Kosovës, dhe jam përpjekur të vëzhgoj. Zgjedhjet komunale janë jo më pak të rëndësishme se ato parlamentare,” deklaroi ai.
Kryeministri në detyrë nuk dha detaje shtesë lidhur me qëndrimin e tij në Mitrovicë, por theksoi se fokusi i tij ka qenë tek zhvillimi i një procesi zgjedhor të drejtë dhe pjesëmarrja e gjerë qytetare në të gjitha komunat.



