Kurti shijon kafen e mëngjesit pasi hodhi votën në Prishtinë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas votimit në kryeqytet, u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike, duke shprehur besimin se procesi do të zhvillohet pa probleme.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar sot në Prishtinë, në kuadër të zgjedhjeve lokale që po mbahen në mbarë vendin.

banner

Pas votimit, Kurti ka folur për mediat, duke shprehur besimin e tij se procesi zgjedhor do të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe demokratike.

“Është ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e lirë. Unë posa votova në Prishtinë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të bëhen pjesëmarrës e vendimmarrës për kryetarët e komunave dhe për katërvjeçarin në vijim,” tha ai.

Kreu i ekzekutivit theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit dhe se komisionarët e vëzhguesit ndodhen tashmë në qendrat e votimit.

“Gjithçka do të shkojë mbarë e mirë. KQZ i ka bërë të gjitha përgatitjet dhe komisionarët e vëzhguesit tashmë ndodhen në qendrat e votimit,” shtoi Kurti.

Ai përmendi gjithashtu angazhimin e tij gjatë fushatës, duke theksuar se ka qenë aktiv në të gjitha komunat e Kosovës.

“Në këtë fushatë kam punuar në tri ndërrime anembanë Kosovës dhe jam përpjekur të vazhdoj përgatitjet për zgjedhjet, sepse zgjedhjet lokale janë jo më pak të rëndësishme se ato qendrore,” përfundoi Kurti.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.