Exit pollet: Përparim Rama fiton, rizgjidhet kryetar i Prishtinës

LDK-ja mbetet në krye të kryeqytetit me 52% të votave, ndërsa kundërkandidati i VV-së, Hajrulla Çeku, merr 47.2%.

Sipas exit pollit të televizionit T7, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, do të vazhdojë të udhëheqë Prishtinën edhe për katër vitet e ardhshme. Matjet paraprake tregojnë se ai ka siguruar 52% të votave.

banner

Kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka marrë 47.2% të votave sipas të njëjtit exit poll, duke treguar një garë të ngushtë mes dy kandidatëve.

Rezultatet përfundimtare zyrtare priten të shpallen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por exit polli i T7 tregon një fitore të mundshme për LDK-në në kryeqytet.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.