LDK shpall fitoren në Prishtinë – Abdixhiku: Fitore e idesë dhe e punës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se LDK-ja ka fituar në shtatë komuna, përfshirë Prishtinën, ndërsa u bëri thirrje kundërshtarëve politikë për reflektim.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shpallur fitoren në Komunën e Prishtinës, pas balotazhit të mbajtur të dielën. Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media, deklaroi se kjo është “fitore e idesë dhe e punës”.

banner

Ai tha se, përveç Prishtinës, LDK-ja ka fituar edhe në Pejë, Viti, Dragash dhe Junik në raundin e dytë të zgjedhjeve, ndërsa kishte siguruar fitoren në Lipjan dhe Istog që në raundin e parë.

“Sipas rezultateve, me shtatë komuna, LDK-ja është partia me numrin më të madh të komunave me të cilat do të qeverisë”, u shpreh Abdixhiku.

Kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama, në fjalën e tij pas shpalljes së rezultateve, foli edhe për kundërkandidatin e tij, Hajrulla Çekun nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilit i kërkoi “reflektim”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.