
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka shpallur fitoren në Prishtinë, duke falënderuar qytetarët për besimin dhe përkrahjen pas balotazhit të së dielës.
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama, ka shpallur fitoren në Komunën e Prishtinës pas balotazhit të së dielës. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke u shprehur me emocione të mëdha:
“Faleminderit Prishtina 💙! Ju dua 🫶🏻💙💙.”
Pas shpalljes së rezultateve, në selinë e LDK-së ka mbizotëruar atmosferë festive, ndërsa përkrahësit e Ramës kanë filluar të festojnë nëpër rrugët e kryeqytetit.



