Arian Tahiri uron Faton Pecin për fitoren në Mitrovicë

Kandidati i PDK-së për Mitrovicë pranon rezultatin e balotazhit dhe thekson se kjo reflekton vullnetin e qytetarëve të komunës.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Mitrovicë, Arian Tahiri, ka uruar Faton Pecin për fitoren në balotazh, duke e cilësuar atë si reflektim të vullnetit të qytetarëve të Mitrovicës.

banner

“Unë e kam parë si vullnet të qytetarëve të Mitrovicës, për çka dua të shpreh mirënjohjen dhe ta vlerësoj në kuptimin më pozitiv të mundshëm. Nuk kam pasur komunikim me Faton Pecin, por e uroj atë dhe të gjithë qytetarët e Mitrovicës. Pjesën e ankesave dhe të fakteve do ta trajtojnë ekipet, dhe kjo padyshim do të vazhdojë,” ka deklaruar Tahiri gjatë një lidhjeje telefonike në Debat Plus.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Faton Peci ka marrë 17,542 vota, ndërsa Arian Tahiri 15,228 vota, duke e siguruar kështu fitoren e Pecit në këtë komunë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.