
Deputetja përdor tipare fizike dhe zërin për të përçmuar Mehmetajn, duke ngjallur debate mbi etikën dhe gjuhën në politikën publike.
Deputetja Adriana Matoshi ka sulmuar më gjuhë seksiste gazetarin, Lirim Mehmetaj. Deputetja, me një paragjykim banal dhe seksist komenton masat trupore të gazetarit.
“Do me kup Lirim Mehmetaj tu i dhon zor me sha Albinin. Boll inati po me vjen aj me pas zanin ma t’holle se une, edhe durt ma t’vogla. Padrejtesite e jetes.”
Përdorimi i tipareve trupore dhe zërit si mjet për ta përçmuar një burrë është seksizëm.
Seksizmi nuk është vetëm kundër grave; çdo gjuhë që atakon dikë bazuar në gjininë ose tiparet trupore të lidhura me gjininë është seksiste. Në këtë rast, referencat ndaj zërit më të hollë dhe duarve më të vogla të Mehmetajt, si burrë, është nga format më të shpeshta të seksizmit.
Postimi ka hapur një debat mbi etikën dhe respektin në komunikimin politik, duke nxjerrë në pah rëndësinë e shmangies së referencave personale dhe trupore në debatet publike dhe në rrjete sociale. Mesazhe të tilla janë përkujtesë se gjuha degradues dhe personalizimi mund të minojnë seriozitetin e debatit politik dhe të përforcojnë stereotipe gjinore.



