Moment i sikletshëm për Vehbi Kajtazin, statusi ku thoshte se VV-ja me gjasë s’e fiton asnjë komunë i bëhet viral

Vehbi Kajtazi, analist i përhershën në “Rubikon”, javë më parë, më saktë në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, kishte shkruar një status, në të cilin nuk e përjashtonte mundësinë që VV-ja nuk do ta fitonte asnjë komunë.

Madje, Kajtazi ishte treguar goxha cinik, duke shkruar se ka mundësi që PSD-ja, një parti me pak përkrahje në nivel vendi, të fitonte një komunë.

banner

“Nuk e përjashtoj mundësinë që PSD-ja me fitu një komunë, e Vetëvendosje asnjë” – shkruante me një siguri epistemologjike të hatashme z. Kajtazi, transmeton Gazeta Politika.

Siguria e Kajtazit doli të ishte një “kullë prej letre”, pasi VV-ja fitoi shtatë komunë, duke u bërë partia e parë në nivel të Kosovës bashkë me LDK-në e Lumir Abdixhikut, e cila po ashtu udhëheq me shtatë komuna.

Pas përfundimit të balotazhit, stautsi i Kajtazit është duke u shpërndarë me të madhe, pra është bërë viral, shkruan Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.