Huqja e Valon Sylës për Prishtinën, thoshte se LDK-ja lufton me PDK-në për balotazh – paralajmëronte “fillimin e fundit” të Abdixhikut

Më 25 shtator të vitit 2025, Valon Syla, analist i përhershëm në “Pressing”, kishte publikuar një analizë relativisht të gjatë, ku e vajtonte LDK-në. Më saktë, Syla paraqitej goxha i shqetësuar me performancën e LDK-së dhe Lumir Abdixhikut.

Në shkrimin e tij, Sylla ishte rrekur të tregonte se LDK-ja nuk ishte në ditët më të mira të saj. Madje, Syla e kishte lënë të hapur edhe garën për balotazh në Prishtinë.

banner

Dhe të gjitha energjitë i kanë koncentruar në Prishtinë. Me një kandidat i cili me 21% vota reale, u bë Kryetar me ndihmën e të gjjthë opozitës, shoqërisë civile dhe shoqatave zejtare, larg strukturave të LDK Përparim Rama, i cili këtë edhe nuk e fsheh dhe vet e deklaron se nuk është LDK.

I gjithë ky investim në një “mish të gjallë” i cili nuk kreu punë as për Prishtinën, me disa prej punëve edhe të dyshimta dhe me lëndë në prokurori… nuk kreu punë as për deget e LDK e as për ata që ja mundësuan fitoren, ata si shpërblim morrën arrogancën e tij me doza të mëdha follirancie” – kishte shkruar Syla, transmeton Gazeta Politika.

Në rropatjen analitike, Syla shkruante me siguri prej kulle se gara për të hyrë në balotazh ishte mes Ramës dhe Uran Ismailit, kandidat i PDK-së.

“Tash në Prishtinë luftohet për balotazh, dhe atë pikërisht kundër atyre që e bënë Kryetar herën e parë me PDK dhe kandidatin Uran Ismaili i cili duket qartë se tërheq vota jashtë trupit të partisë së tij… të cilët sot i kritikon më së shumti edhe Përparim Rama sepse i sheh si konkurrentë kryesor” – shkruante tutje Syla, transmeton Gazeta Politika.

Në fjalin e fundit të analizës për Prishtinën, Syla ishte shprehur shumë i zymtë për të ardhmen e Abdixhikut.

“Balotazhi në Prishtinë mund të jetë i paqartë por një gjë është e qartë. Ai është fillimi i fundit i Abdixhikut” – kishte konkluduar Syla.

E vërteta e zgjedhjeve doli të ishte krejt e kundërta e analizës së Sylës. LDK-ja shkoi në balotazh, ndërsa Ismaili i PDK-së mbeti sërish në vendin e tretë. Në fund, Rama i LDK-së ngadhnjeu në balotazh kundër Hajrulla Çekut të VV-së.

Tashmë nuk po flitet më për “fillimin e fundit” të Abdixhikut, por për shndërrimin e Abdixhikut në lider të opozitës, pasi fitoi Prishtinën dhe Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, humbi në Mitrovicë, qytetin që e udhëhoqi personalisht ai gjatë katër viteve të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.