
Alban Krasniqi, anëtar i KQZ-së nga radhët e VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka kritikuar ashpër disa figura të shoqërisë civile.
Sipas Krasniqit, Ismet Kryeziu, Eugen Cakolli e Ehat Miftaraj, të tre figura të shoqërisë civile, “janë bërë zëdhënës të Sami Lushtakut”, transmeton Gazeta Politika.
“Ismet Kryeziu, Eugen Cakolli,
Ehat Miftaraj &Co
Janë jo vetëm abuzues të fondeve por se me qëndrimet e tyre po cenojnë vlerat demokratike dhe të drejtën e votës, shtuar këtu që janë bërë zëdhënës të Sami Lushtakut dhe të grupeve parapolitike të opozitës” – ka shkruar Krasniqi.



