Gazetari Vullnet Krasniqi ironizon për rastin në Mitrovicë: S’ka dorëzim derisa të arrihet rezultati i exit polleve

Pas debatit për ndërprerjen e numërimit të votave në Mitrovicë, gazetari Vullnet Krasniqi ka reaguar me ironi në rrjete sociale, duke thumbuar PDK dhe disa media e analistë që, sipas tij, po kërkojnë që rezultati i “exit polleve” të kthehet në rezultat zyrtar.

Gazetari Vullnet Krasniqi ka reaguar me tone ironike lidhur me situatën e krijuar pas ndërprerjes së numërimit të votave në Mitrovicë, ku Prokuroria kishte urdhëruar pezullimin e procesit për shkak të fletëvotimeve të dyshuara.

banner

Në një postim në rrjete sociale, Krasniqi shkroi me sarkazëm se në Mitrovicë nuk do të ketë dorëzim “derisa të arrihet rezultati i exit polleve”.

Nuk ka dorëzim derisa të arrihet rezultati i exit polleve në Mitrovicë. Guma rezervë, pompa n’Shipol, treni bullgar, pereci i Adriatikut — çkado, me secilin mjet, për mbrojtjen e votës së deklaruar në exit poll. Vota e hedhur në zgjedhje është e vjedhur,” ka shkruar ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.