
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha në emisionin “Rubikon” se aktakuza e Prokurorisë Speciale ndaj ish-ministres Hajdari nuk është surprizë për ata që kanë ndjekur zhvillimet lidhur me rezervat shtetërore.
Abdixhiku ka komentuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj ish-ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në lidhje me çështjen e rezervave shtetërore.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Abdixhiku tha se ky zhvillim ka qenë i pritshëm për ata që e kanë ndjekur procesin dhe zhvillimet brenda institucioneve përgjegjëse.
“E pritshme për neve që kemi parë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë aty. Pra, për secilin njeri që ka qenë i përfshirë në këtë skandal të jashtëzakonshëm, të turpshëm, pra të prekjes së rezervave shtetërore, ka qenë gjë e pritshme dhe për më tepër e vulosur me mënyrën se si Lëvizja Vetëvendosje sillej në Komisionin Hetimor, të cilin e kishte sabotuar,” tha Abdixhiku.
Ai gjithashtu bëri me dije se Komisioni Hetimor Parlamentar i ngritur nga LDK-ja për të hetuar rezervat shtetërore nuk arriti të funksionalizohej plotësisht për shkak të, siç tha Abdixhiku, “sabotimit fizik” nga deputetët e shumicës së asaj kohe.
“Ne kishim ngritur një Komision Hetimor i cili asnjëherë nuk arriti të funksionalizohej në plotni, për shkak të sabotimit fizik të deputëve të asaj kohe të shumicës,” shtoi Abdixhiku.



