Punëtorët e RTK-së protestojnë sërish për vonesën e pagave

Punonjësit e Radiotelevizionit të Kosovës kanë dalë në protestë për shkak të mosmarrjes së pagave, problem që lidhet me pamundësinë e votimit të buxhetit të institucionit.

Punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) po mbajnë protestë para hyrjes së objektit të televizionit publik, në shenjë pakënaqësie për vonesën e pagave.

banner

Protesta po zhvillohet pas dështimit për të siguruar votimin e buxhetit të RTK-së, çka ka bërë që institucionit t’i pamundësohet pagesa e punonjësve në kohë.

Ky nuk është reagimi i parë i punëtorëve të RTK-së. Vetëm një javë më parë ata kishin protestuar për të njëjtin arsye, duke kërkuar nga institucionet kompetente zgjidhje të menjëhershme për sigurimin e pagave dhe stabilitetin financiar të mediumit publik.

Punonjësit theksojnë se vonesat e pagave po krijojnë vështirësi serioze për ta dhe po ndikojnë negativisht në funksionimin e përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.