Lumir Abdixhiku uron LDK-në në Dragash për fitoren e dytë radhazi

Kryetari i LDK-së vizitoi sot Dragashin, ku u takua me kryetarin e zgjedhur Bexhet Xheladini dhe ekipin fitues, duke e quajtur rezultatin “mirënjohje për punën dhe përkushtimin”.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot komunën e Dragashit, ku ka uruar Bexhet Xheladinin dhe ekipin e LDK-së për fitoren e dytë radhazi në këtë komunë.

banner

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abdixhiku e ka cilësuar këtë fitore si më shumë se një rezultat zgjedhor.

“Fitorja këtu është më shumë se rezultat zgjedhor; është mirënjohje për punën, përkushtimin dhe seriozitetin e një ekipi që i ka shërbyer Dragashit me dinjitet e punë të ndershme,” ka shkruar ai.

Ai ka theksuar se në trevën e punës, traditës dhe besës, qytetarët kanë dhënë një mesazh të qartë politik: se “punët e mira vlerësohen dhe drejtimi i drejtë shpërblehet”.

“Ju faleminderit për pritjen që ma bëtë, për gjithë ngrohtësinë e treguar që nuk ju mungon asnjëherë. Jemi me fat që ju kemi!”, ka shtuar Abdixhiku në fund të mesazhit të tij.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.