Shtatë të lënduar në aksident me tri vetura në magjistralen Pejë–Prishti

Aksidenti ndodhi në fshatin Zajm të Klinës; të gjithë të lënduarit dërgohen në Spitalin Rajonal të Pejës.

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku ku u përfshinë tri vetura. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:40 në magjistralen Pejë–Prishtinë, në fshatin Zajm të Klinës, njofton Dukagjini.

banner

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se të shtatë të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

Policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Pejë–Prishtinë, saktësisht në fshatin Zajm të Klinës. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa si pasojë e përplasjes shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësitë kompetente të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë hetimin e shkaqeve të aksidentit,” tha Gashi.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.