Rritet numri i divorceve në Kosovë, bie numri i lindshmërisë dhe martesave

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e fundit në lidhje me numrin e lindjeve dhe të divorceve.

Në të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin shtator 2025, shihet rritje e numrit të divorceve.

Në muajin shtator 2025 janë regjistruar 2 510 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 311 lindje janë meshkuj dhe 1 199 lindje janë femra. Në muajin shtator 2025 kishte rënie të numrit të lindjeve rreth (-0,2%), krahasuar me muajin gusht 2025.

Gjatë muajit shtator 2025 janë regjistruar gjithsej 909 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej vdekjet e regjistruara, 508 janë meshkuj dhe 401 janë femra. Krahasuar me muajin gusht 2025, në muajin shtator janë regjistruar më pak raste të vdekjeve (-0,6%).

Në muajin shtator 2025 janë regjistruar gjithsej 1 234 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Krahasuar me muajin gusht 2025, në muajin shtator ka rënie të numrit të kurorëzimeve me rreth (-37,4%).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button