
Ish-kryeministri komenton raportimet për ndërprerjen e kanalit, ndërsa Tëvë1 sqaron se nuk kishte lidhje me “Logjikonominë”.
Ish-kryeministri Avdulla Hoti ka reaguar pas raportimeve se kanali i Tëvë1 ishte mbyllur për shkak të episodës së fundit të serialit “Logjikonomia”, ku përqeshte fitoren e Faton Pecit të Vetëvendosjës në Mitrovicë.
“Komedi pa kufi. Në mbrojtje të fjalës së lirë. Liri, pavarësi, demokraci,” ka shkruar Hoti.
Ndërkohë, Tëvë1 ka sqaruar se ndërprerja e kanalit në YouTube ishte thjesht për arsye teknike dhe nuk kishte asnjë lidhje me ‘Logjikonominë’ apo me ndonjë përmbajtje tjetër të publikuar në platformë.



