
Ish-gjenerali amerikan Wesley Clark është duke e vazhduar dëshminë e tij në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.
Clark është pyetur në lidhje me organizimin e UÇK.
Në gjykatore, Clark tha se nuk kishte shumë informacione për komandën.
“Nuk kishte shumë informacione, nuk kishe shumë gjera për të folur sa i takon komandës. Me sa dinim ne bëhet fjalë për grupe lokale të cilat ishin formuar pak a shumë në mënyrë spontane në përgjigje të shtypjes serbe prej shumë e shumë vitesh. Ne veçanti pas vrasjes së fëmiljes Jashari”, ka deklaruar ai.



