Clark vlerëson ushtarët e UÇK-së: Të motivuar për të luftuar

Ëesley Clark, ish-komandant suprem i NATO-s në kohën e bombardimeve të caqeve të Serbisë më 1999, është duke e vazhduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale.

Ai ka vlerësuar UÇK-ja nuk ka pasur komandë e kontrollë.

banner

“Ne gjithmonë themi komandë dhe kontroll, sepse komanda është kompetenca, autoriteti, por kontrolla është mënyra për ta mbikëqyrur. Me aq sa pamë ne, ajo nuk kishte asnjërën prej këtyre elementeve. Ne kishim disa vëzhgues në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, por as ata nuk patën mundësi të mblidhnin informacione të besueshme” – tha ai.

Tutje, Clark ka vlerësuar ish-ushtarët e UÇK-së si të motivuar për të luftuar.

“Ishte e qartë që ishte grup i motivuar për të luftuar, ndonjëherë ata kapnin ndokënd, në një pikë e kishin kapur një rus dhe unë nuk isha i interesuar për këtë. Ishin thjesht njerëz të vetorganizuar”, tha Clarku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.