
Avdiu vë në dukje dallimet në urime dhe mundësinë e bashkëpunimit politik mes VV-së dhe PDK-së.
Analistja, Zana Avdiu ka reaguar pas urimit të kryeministrit Albin Kurti për Bedri Hamzën, i cili u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Avdiu thekson se Kurti e uroi Hamzën, ndërsa nuk e kishte uruar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, as kur u zgjodh dhe as kur u rizgjodh në krye të LDK-së.
Sipas saj, deklarata e Hamzës se nuk ka vija të kuqe ndaj VV-së mund të shihet si një shenjë e mundshme e një koalicioni të ardhshëm mes dy partive.
“Këto janë shenjat e para të një koalicioni të mundshëm”, tha Avdiu, duke komentuar zhvillimet në skenën politike pas zgjedhjes së kryetarit të ri të PDK-së.



