
Besian Mustafa, deputet dhe zëdhënës i LDK-së, ka folur në lidhje me spekulimet për një koalicion mes LDK dhe Nismës së Fatmir Limajt.
Në emisionin “Ora e Mirlindit”, që udhëhiqet nga gazetari Mirlind Behluli, Mustafa ka treguar se deri tani nuk është diskutuar për këtë temë në strukturat e LDK-së.
“Deri sot nuk ka një diskutim të tillë në organet vendimmarrëse të LDK-së” – tha Mustafa, transmeton Gazeta Politika.
“Ora e Mirlindit” është prodhim i Gazetës Politika.



