Haradinaj: AAK-ja nuk bën koalicione, mbetem bartës i listës

Kreu i AAK-së thotë se partia nuk do të hyjë në koalicione parazgjedhore, përveç një liste të përbashkët të gjithë opozitës.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ende nuk është konfirmuar nëse do të jetë sërish kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit, por theksoi se mbetet bartës i listës së AAK-së. Ai tha se kjo çështje është diskutuar në organet drejtuese të partisë, por nuk ka asnjë zhvillim të ri.

banner

“E kemi diskutuar në Aleancë, në Kryesi, në Këshill të Përgjithshëm. Nuk kemi ndonjë zhvillim të ri, pra ndryshe nga kjo, ende nuk e kemi konfirmuar, por e kemi diskutuar, mbetem bartës i listës”, u shpreh Haradinaj në emisionin Rubikon.

Ai theksoi se AAK-ja po synon të paraqesë oferta “sa më racionale”, ndërsa përvojën dhe dijen e akumuluar gjatë viteve dëshiron ta vërë në shërbim të vendit.

Atë përvojë që kemi akumuluar, ato njohuri që i kemi për temat, për qeverisjen, dëshirojmë t’i ndihmojmë vendit, duke qenë sa më adekuat”, tha ai.

Sa i përket koalicioneve, Haradinaj njoftoi se Aleanca nuk do të hyjë në asnjë marrëveshje parazgjedhore. Sipas tij, përjashtimi i vetëm do të ishte një listë e përbashkët e të gjitha partive opozitare.

Nuk bëjmë kësaj here koalicion me askënd. I vetmi ndryshim do të ishte një listë e përbashkët e krejt opozitës. Kam qenë ithtar edhe në zgjedhjet e mëhershme, por s’ka pasur gatishmëri. Tani është vonë”, tha lideri i AAK-së, duke konfirmuar qëndrimin e partisë, raporton Klan Kosova.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.