Rama për raportet me Kurtin: Është bërë telenovelë, a e do, a se do

Shqipëria mirëpret liderët e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar integrimin ekonomik dhe rrugën drejt BE-së.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, priti homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti, në Pallatin e Brigadave, në nisje të samitit “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”.

banner

Gjatë takimit, Rama dhe Kurti shtrënguan duart përpara mediave, ndërkohë që gazetarët e pyetën Ramën për marrëdhënien mes dy kryeministrave. Rama u përgjigj me humor:

A e do a se do, a të do a s’të do. 1 mijë episode. Po të këtë përgjigje nuk vazhdon telenovela.”

Samiti i Planit të Rritjes do të mbahet sot në Tiranë dhe do të mbledhë liderët e Ballkanit Perëndimor, si dhe Komisioneren për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos. Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Diskutimet pritet të fokusohen tek plani i rritjes, integrimi ekonomik dhe transformimi i rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian, duke vendosur themelet për bashkëpunim më të ngushtë rajonal dhe afrimin me Bashkimin Europian.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.