
Elvis Hoxha, aktivist i VV-së nga Shqipëria, ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas deklarimeve të analistit Baton Haxhiu rreth skenarëve të mundshëm politikë pas 28 dhjetorit.
Në një status të shkurtër, Hoxha shkroi se tash është i sigurt se do të ketë qeveri të VV-së.
“Tani u sigurova për qeverinë e Vetëvendosjes pas 28 dhjetorit. Sa herë që Baton Haxhiu shprehet i sigurtë për diçka, gjithnjë ndodh e kundërta” – ka shkruar Hoxha.



