PDK dorëzohet para Lladrovcit: Nuk e kemi përjashtuar, do të vazhdojmë bashkë

Kreu i PDK-së thekson se partia është e gatshme për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe synon fitore.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar sot se nuk ekziston ndonjë vendim në PDK që thotë se Ramiz Lladrovci është përjashtuar nga partia.

banner

Tek cështja e Drenasit, Ramiz Lladrovcin kërkush s’e ka përjashtu prej PDK-së. S’ka vendim brenda PDK-së që thotë se Ramiz Lladrovci s’është në PDK. Prandaj jam i bindur që ne bashkë do të vazhdojmë edhe të garojmë edhe ta maksimalizojmë votën për PDK-në”, ka deklaruar Hamza.

Ai u shpreh se PDK-ja është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe shprehu besim për fitore:

Më 28 dhjetor, PDK është gati për fitore. Kosova ka nevojë për stabilitet, unitet dhe një qeveri që punon, që bashkëpunon me akterë të brendshëm dhe partnerë të jashtëm, si dhe që jep rezultate. Jo për improvizim, ndarje dhe ikje nga përgjegjësia. Jemi të bindur dhe besojmë thellë se bashkë me qytetarët, ne do ta hapim një kapitull të ri për vendin”, ka thënë ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.