Afër 28 milionë euro mund t’i kushtojnë Kosovës tri palë zgjedhjet e vitit 2025

Tri palë zgjedhjet e vitit 2025, pra zgjedhjet e 9 shkurtit, zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, i kanë kushtuar Kosovës afër 30 milionë euro.

Mediumi “KOHA” ka shkruar se rreth 28 milionë euro mund të kushtojë fatura totale e të gjitha proceseve zgjedhore që do të mbahen gjatë vitit 2025 në Kosovës.

banner

Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së, ka treguar se për zgjedhjet e 9 shkurtit ishin planifikuar 8.7 milionë euro. Deri tani janë shpenzuar rreth 7.9 milionë euro.

Ndërsa në lidhje me zgjedhjet loake të 12 tetorit, përfshirë raundin e dytë të balotazhit ishin planifikuar mbi 10.5 milionë euro. Megjithatë, raporti përfundimtar i shpenzimeve për këto procese është ende në përgatitje.

“KQZ-ja nuk ka mjete të planifikuara për një proces të ri zgjedhor që nuk ka qenë pjesë e buxhetit vjetor. Në mbledhjen e radhës pritet të miratohet planifikimi buxhetor për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndërsa kërkesa për buxhet do t’i përcillet Qeverisë për miratim”, ka thënë Elezi për “Ekonomia Online”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.