Raketat amerikane “Javelin”, Maqedonci tregon kur do të arrijnë në Kosovë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për procesin e armatimit të FSK-.së

Në emisionin “Kallxo Pernime”, Maqedonci është pyetur nga gazetarja Jeta Xharra në lidhje me ardhjen e raketave “Javelin”.

banner

Në përgjigjen e tij, Maqedonci ka treguar se kur pritet të vinë këto raketa moderne e të sofistikuara.

Përveç raketave Javelin jemi duke bërë blerje dhe kemi bërë blerje të shumta të sistemeve të armatimit nga ShBA-të dhe shtete të tjera. Është një periudhë kur pritet të përcaktohet koha e arritjes. Ne jemi në pritje të konfirmimit. Ne jemi duke diskutuar që ti kemi në periudhën më të hershme. Viti 2026 vlerësoj që do të jetë koha kur patjetër do të kemi nëj sasi në bashkë me komandantin e FSK-së jemi duke bërë përpjekje ti kemi edhe gjatë këtij viti. Javelin është një ndër sistemet më të mira anti-tankpor nuk janë të vetmet që i kemi në FSK”- tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.