
Flaka Surroi, udhëheqëse e Grupit “KOHA” dhe opinioniste e njohur, ka shkruar një opinion, në të cilin ka kritikuar klasën politike të Kosovës.
Në opinionin e publikuar në “KOHA”, Surroi ka shkruar se Kosova është vend i pasur për politikanët dhe përfaqësuesit e pasur.
“Kosova rich country!
Për politikanët dhe “përfaqësuesit e popullit”, po. Por jo për masën e gjerë. Dhe është tepër cinike të thuhet se nuk ka krizë ekonomike e të thuhet se mund të ketë “krizë sociale”. Quaje si të duash, jetesën e rënduar që është pasojë e drejtpërdrejtë e krizës politike, e vuajnë qytetarët. E vuan Kosova. Dhe jo, as pagesat e njëhershme zgjedhore nuk do ta zgjidhin problemin” – ka shkruar zonja Surroi.



