
Eksperti amerikan për çështjet ndërkombëtare, Ian Bremmer, ka komentuar marrëveshjen 28-pikëshe të propozuar nga presidenti Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Bremmer tha se Trump ka prioritet përfundimin e luftës dhe nuk i interesojnë kushtet e saj, duke theksuar se ky është problem i Europës.
“Trump dëshiron që lufta të përfundojë. Nuk i interesojnë kushtet. Kjo është problemi i Europës,” theksoi eksperti.



