E quajti gënjështar, Sejdiu ia kthen Hotit: Peng i të kaluarës, sa për padinë – ju lutem, vazhdoni

Dardan Sejdiu, ish-nënkryetar i Prishtinës, i ka reaguar Avdullah Hotit, deputet i LDK-së, pasi ky i fundit e quajti gënjeshtar dhe e paralajmëroi për padi, në rast se nuk kërkon falje.

Sejdiu ka shkruar se sa i përket padisë, Hoti le të vazhdojë me procedim.

banner

Tutje, Sejdiu e ka quajtur Hoti “peng të së kaluarës së vet”.

“Ndërkohë, ish-ministri i asaj kohe ka zgjedhur të hyjë në betejë kundër meje, jo kundër atyre që realisht po e shkatërrojnë transportin publik sot. Dhe kjo, në vetvete, flet shumë.

Sa për padinë që përmendi: ju lutem, vazhdoni. Nuk ka askund më mirë se në gjykatë për me u sqaru edhe një herë publikisht bllokadën e asaj kohe. Nuk kam asnjë problem me këtë. Përkundrazi, është rast i artë që opinioni me i pa faktet e vërteta edhe një herë.

Unë sot po flas për Prishtinën e vitit 2025. Për qytetin që po mbetet pa transport publik.

Ai po flet për mua.

Ky është dallimi.

Koha ka tregu kush e ka qytetin prioritet, e kush thjesht vazhdon të jetë peng i së kaluarës së vet” – ka shkruar Sejdiu, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.