Abdixhiku dhe përfaqësues të LDK-së bëjnë homazhe në 25-vjetorin e vrasjes së Xhemail Mustafës

Kreu i LDK-së kujton figurën e veprimtarit dhe apelon për zbardhjen e vrasjes së tij.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me familjarë dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe te varri i veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa, në 25-vjetorin e vrasjes së tij.

banner

Në adresimin e tij, Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e figurës së Mustafës për LDK-në dhe për historinë politike të Kosovës.

Në 25 vjetorin e vrasjes të veprimtarit dhe themeluesit të LDK-së Xhemail Mustafa, kujtojmë figurën e tij prej shkrimtarit, publicistit, gazetarit, këshilltarit politik e bashkëpunëtorit të ngushtë të Presidentit Rugova si dhe njërin nga kolosët e lëvizjes politike të viteve 90’ta.”

Ai ka rikujtuar edhe angazhimin profesional të Mustafës në mediat dhe institucionet informative të kohës.

“Si profil shumëdimensional, Mustafa punoi redaktor në fushën e kulturës në gazetën ‘Rilindja’, pastaj zelli i tij prej një doajeni të gazetarisë e informimi të opinionit publik, vazhdoi edhe në Qendrën Informative të Kosovës(QIK), deri në momentet e vrasjes së tij. Gjurmët dhe kontributi i tij për liri, pavarësi e demokraci janë të përhershme për vendin. Vrasja e tij, në hyrje të banesës, ishte tronditje e madhe jo vetëm për familjen dhe rrethin e bashkëpunëtorëve, por për të gjithë vendin, i cili sapo kishte dalë nga lufta.”

Abdixhiku tha se dhimbja në këtë përvjetor mbetet e rëndë për familjen dhe LDK-në.

“Në këtë përvjetor të tij, dhimbja bëhet edhe më e madhe për familjen, LDK-në dhe bashkëpunëtorët e tij, pasi vrasja e tij mbetet ende e pazbuluar.”

Ai shtoi se kontributi i Mustafës mbetet i paharruar.

“Kujtimi për Xhemail Mustafën është i përjetshëm!”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.