Surroi ia vë në dyshim Baton Haxhiut “kapacitetin për të artikuluar” mendimet: Libër me gënjeshtra

Veton Surroi, publicist dhe shkrimtar, i ka reaguar sërish Baton Haxhiut, analist dhe publicist.

Në një shkrim/opinion të publikuar në KOHA, Surroi ka ngritur një paralele mes librit të Haxhiut dhe të Jamess Pattiferit, historian britanik.

Në shkrimin e tij, Surroi ka vënë në dyshim kapacitetin e Haxhiut për të artikuluar mendimet me shkrim ose me gojë.

“Që në fillim duket një analogji që rri në këmbë të qelqta. James Pettifer, përkundër gabimeve në këtë apo libra të tjera, ka për dallim me B. Haxhiun kapacitet që me koherencë të artikulojë gojarisht apo me shkrim mendimet e tij” – ka shkruar Surroi, i cili e ka quajtur librin e Haxhiut si “libër me gënjeshtra”.

“Ndërkohë lexova edhe kapitullin e librit i cili u përfol në atë intervistë. Kapitulli i librit ishte edhe më i thellë në gënjeshtër, injorancë e primitivizëm se paraqitja e autorit në tij në televizion, në këtë apo në raste të tjera” – ka shkruar Surroi në një opinion tjetër të botuar në KOHA për këtë temë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.