
Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka publikuar një fotografi me Hykmete Bajramin, nënkryetare e LDK-së, dhe Janina Ymeri, kandidate për deputete nga LDK-ja.
Ai i ka cilësuar Bajramin e Ymerin si dy gra të fortë të LDK-së.
“Ndërkohë që të tjerët merren me tema krejtësisht të parëndësishme për vendin, dy gra të forta të LDK-së, Hykmete dhe Janina, po merren me atë që është vërtet e rëndësishme: me skandalin e madh të mafias energjetike, me zinxhirin e përfituesve të saj, me Vuk Hamovićin në krye” – ka shkruar ai.



