Ariant Koci “fiton” referendumin e rrjeteve sociale dhe mund të hyjë në politikë

Avokati arrin 10,000 pëlqime në një postim shaka, duke ndezur debat mbi premtimin e tij për t’u angazhuar politikisht.

Avokati Ariant Koci duket se ka fituar “referendumin” e rrjeteve sociale, pasi një postim i tij ku vendosi bast publik për 10,000 pëlqime ka kaluar pragun e vendosur. Kjo ka kthyer një shaka të natës vonë në një debat serioz: a do të hyjë ai realisht në politikë?

banner

Në statusin e tij, Koci kishte shkruar se nëse arrin 10,000 like deri në mëngjes, do të futet në politikë dhe do të marrë detyrën “ku t’ia japë shumica”. Në të kundërt, ai do të qëndrojë i qetë në komoditetin e profesionit të tij si avokat.

Postimi i tij ishte i thjeshtë, por provokues:

“Nëse i bëj 10,000 like deri në mëngjes hy në politikë, kudo që ma jep shumica detyrën. Në të kundërtën, jam shumë mirë e rahat! P.S. Qëllimisht po e bëj postimin pas orës 12.00, të natës. Ka më pak qarkullim. Në anën tjetër, plotësisht e kuptoj votuesin nëse nuk ka nevojë për mua.”

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.