Ambasadorët gjerman e francez i shkojnë në zyrë Bedri Hamzës

Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër, ka pasur dy vizitorë të rëndësishëm në zyrën e PDK-së.

Hamza, që është edhe kryetar i PDK-së, ka pritur në zyrë ambasadorin e Francës dhe atë të Gjermanisë.

banner

Takimet u realizuan të ndara.

“Ambasadorit të ri gjerman, Rainer Rudolph, i urova mirëseardhje në Kosovë dhe e njoftova për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, si dhe për gatishmërinë time për t’i formuar institucionet e reja sa më shpejt” – ka shkruar Hamza pas takimit me ambasadorin gjerman.

“Një takim i shkëlqyer me Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot. Ambasadori më njoftoi se letrën time për heqjen e të gjitha sanksioneve të BE-së ia ka përcjellë kabinetit të Presidentit Macron. Populli i Kosovës e meriton mbështetjen, pavarësisht se kush është në qeveri” – ka shkruar Hamza pas takimit me ambasadorin francez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.