Bajrami i reagon Kurtit: Bizneset paguajnë rrymë 300 për qind më shtrenjtë

Hykmete Bajrami, nënkryetare e LDK-së, ka reaguar pas vendimit të Albin Kurtit, kryeministër në detyrë, për rritjen e sërishme të pagës minimale.

Bajrami ka shkruar se bizneset sot paguajnë energji elektrike 300 për qind më shtrenjtë.

banner

“Albini Kurti ua rriti bizneseve vendore çmimin e energjisë 300 %, ua rriti tatimin në pronë dhe tani u thotë: ”Pasi unë jua rrita këto kosto, vendosa që ju t’ua rritni pagat punëtorëve”.

Bizneset detyrohen ta paguajnë energjinë 300% më shtrenjtë dhe tatimin në pronë më të lartë, por kur vjen puna te pagat, situata është krejt ndryshe.

A ju kujtohet para një viti greva në oborr të Kuvendit, e grave që punonin për një kompani private që mirëmbante ndërtesën e Kuvendit?

Ato gra kërkonin pagën minimale të caktuar nga Kurti në atë kohë – 350 euro.

Mbajtën grevë më shumë se dy muaj në oborr të Kuvendit, 100 metra larg zyrës së Kryeministrit, dhe sot shumica e tyre janë pa punë.

Edhe ato sot e lexojnë statusin e Albin Kurtit për pagën minimale dhe ato kanë të drejtë vote me 28 dhjetor” – ka shkruar Bajrami, ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.