
Çifti i famshëm, ish-kryeministri kanadez dhe këngëtarja e popit, duket se po bëjnë zyrtare lidhjen e tyre pas muajsh spekulimesh.
Ish-Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, dhe këngëtarja e njohur e popit, Katy Perry, duket se kanë konfirmuar marrëdhënien e tyre përmes rrjetit social Instagram. Perry postoi një seri fotosh nga vizita e saj në Japoni për turneun botëror, ku shfaqej pranë Trudeau-së duke ngrënë sushi dhe duke pozuar afër njëri-tjetrit, duke shtuar kështu spekulimet që qarkullonin muaj më parë.
Tre ditë më parë, ish-Kryeministri japonez Fumio Kishida kishte publikuar një foto në X (ish-Twitter) ku shfaqeshin ata bashkë me gruan e tij, duke iu referuar Perry si “partnerja” e Trudeau-së, gjë që konsiderohet një konfirmim i hershëm i lidhjes.
Çifti ka qenë objekt i vëmendjes së mediave dhe internetit për muaj të tërë, pas disa shfaqjeve publike së bashku, duke përfshirë drekë në restorant, përqafime në jaht dhe dalje dorë për dore në Paris.
Trudeau u nda nga bashkëshortja e tij Sophie Grégoire në gusht 2023, ndërsa Perry konfirmoi ndarjen nga ish-i fejuari i saj, Orlando Bloom, babai i vajzës së saj 5-vjeçare, në korrik. Ky çift i paparashikueshëm po tërheq vëmendjen si një nga lidhjet më të komentuar të vitit, duke bashkuar botën e politikës me atë të popit.



