Do të ketë reduktim të ujit në disa zona të Prishtinës për shkak të punimeve të mirëmbajtjes

KRU “Prishtina” paralajmëron ndërprerje të furnizimit ose ulje të presionit në lagjen “Taslixhe” dhe disa rrugë kryesore.

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa zona të kryeqytetit do të përballen me reduktime të ujit të pijshëm ose ulje të presionit.

banner

Kjo situatë është rezultat i intervenimeve të planifikuara nga ekipet e mirëmbajtjes së KRU-së, të cilat do të kryhen në lagjen “Taslixhe” dhe rrugët: “Bahri Kuqi”, “Hyzri Talla”, “Bislim Makolli”, “Faik Ukë Hoxha”, “Vahit Mustafa” dhe “Shyt Marevci”.

Kompania ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për shqetësimet e mundshme gjatë kohës së punimeve.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.