Kryeministrit malazez nuk i pëlqen propozimi i Vuçiqit: Ne do t’ju presim në BE në vitin 2028

Kryeministri malazez mbështet integrimin e përbashkët të Ballkanit Perëndimor, por thekson se Mali i Zi është më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, iu përgjigj propozimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili deklaroi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen së bashku në Bashkimin Evropian. Lajmi u raportua nga oslobodjenje.ba.

banner

Vuçiç theksoi se pranimi i rajonit në tërësi është zgjidhja më e mirë dhe se këtë ide do t’ia paraqesë Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Sipas tij, një qasje e përbashkët do të sillte përfitime për të gjithë qytetarët e rajonit.

“Nëse dikush mungon, çfarë do të bëni me ato vende? … Nëse na pranojnë të gjithëve së bashku, pa përjashtim, të gjithë do të ndihen më mirë, si shqiptarët ashtu edhe boshnjakët”, u shpreh ai.

Kryeministri malazez reagoi menjëherë ndaj deklaratës së Vuçiçit.

“Pajtohem që BE-ja duhet të jetë destinacioni përfundimtar për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, ne do t’ju presim atje në vitin 2028 dhe ju mbështesim që të nxitoni vërtet dhe të përshpejtoni kandidatët e tjerë nga rajoni!”, shkroi Spajiq në përgjigjen e tij.

Mali i Zi ka marrë vlerësime pozitive në raportin e fundit të zgjerimit të BE-së, të prezantuar në nëntor nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, duke u konsideruar vendi më i avancuar në procesin e integrimit evropian.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.