AAK dhe LDK arrijnë koalicion për balotazh në Gjakovë

Kryetari aktual i Gjakovës dhe kandidati i AAK-së thotë se ka arritur një dakordim me kandidatin e LDK-së për të bashkëpunuar dhe për të përmirësuar qytetin.

Kandidati i AAK-së dhe kryetari aktual i Gjakovës, Ardian Gjini, ka konfirmuar për GazetaBlic se ka arritur një dakordim për bashkëpunim me kandidatin e LDK-së, Shefqet Shehu.

Ky konfirmim vjen pas publikimit të një fotografie ku të dy shiheshin së bashku, duke ngritur pyetje mbi një koalicion të mundshëm para balotazhit.

“Nuk kemi arritur tek detajet, por po, kemi dakordim që të bashkëpunojmë e ta bëjmë Gjakovën më të mirë,” ka deklaruar Gjini për GazetaBlic.

Bashkëpunimi mes kandidatëve vjen në një moment vendimtar të zgjedhjeve lokale, duke treguar përpjekjet për koalicione dhe mbështetje të ndërsjellë para raundit të dytë të votimeve.

Back to top button