
Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka publikuar një video përmbledhëse nga fushata e kaluar.
Në fund të videos, Abdixhiku ka shkruar “Ecim bashkë tani”.
Tutje, Abdixhiku ka vlerësuar se duhet folur më pak dhe të punohet më shumë.
“Le të ecim bashkë tani.
Ky është fillimi ynë i ri!
Ka kohë kur më e rëndësishme se fjalët që thuhen, janë fjalët që ruhen. Sot është pikërisht ajo kohë. Le të flasim më pak, le të punojmë më shumë. Le të rreshtohemi, pas zërit qytetar që nga ne pret shumë.
Lidhja ju pret e thërret” – ka shkruar Abdixhiku mbi video, të cilën mund ta shikoni këtu.



