
Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka njoftuar për takimet e realizuara ditëve të fundit me ambasadorët e Gjermanisë dhe Italisë.
Në shkrimin e tij, Abdixhiku ka treguar se ka marrë urime edhe nga Ambasada e ShBA-së për Kuvendin e LDK-së, ku u rikonfirmuar si kryetar i LDK-së.
“Po ashtu, gjatë këtyre ditëve kam pranuar urime për Kuvendin demokratik të Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe nga e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Anu Prattipati, si dhe nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreeves” – ka shkruar ai.



