
Aksioni u zhvillua nga Prokuroria e Prizrenit në bashkëpunim me Hetimet e Krimeve Ekonomike.
Nën udhëheqjen e Prokurorisë së Prizrenit dhe në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, sot në mëngjes është zhvilluar një aksion i madh policor, ku janë arrestuar dy ish-drejtuesit e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku dhe Valon Berisha.
Sipas dyshimeve fillestare, të arrestuarit dyshohet se kanë keqpërdorur rreth 1 milion euro. Nga Byroja Kosovare e Sigurimit është bërë e ditur se aksioni është iniciuar pikërisht nga vetë kjo institucion, pas publikimit të raportit të auditimit, i cili ka nxjerrë në pah parregullsitë financiare.
Lidhur me këtë zhvillim, kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, pritet të japë detaje shtesë në një konferencë për media, e cila do të mbahet sot duke filluar nga ora 14:00.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar dhe se do të ndërmerren veprime të tjera ligjore në përputhje me rezultatet e hetimeve.



