
Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, ka folur në lidhje me zhvillimet politike.
Në një prononcim për media, Haxhiu ka theksuar se do të bëjë gjithçka që Kosova të mos shkojë në zgjedhje.
“Si kryetare e Kuvendit do të bëj gjithçka çka është në duart e mia, dhe nën përgjegjësitë e mia si kryetare e Kuvendit që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjejmë një rrugë të përbashkët që ta kemi një qëndrim të përafërt, ta kemi një konsensus në raport me zgjedhjen e presidentit. Unë i kam parë edhe qëndrimet e Vetëvendosjes të shpalosura gjatë me ftesat që kryeministri Kurti u ka bërë edhe liderëve të partive opozitare. Është një shprehje e interesit, shprehje e vullnetit prandaj është e rëndësishme që ky vullnet të ekzistoj nga të gjitha palët. Është e rëndësishme sepse kemi shumë, shumë për të bërë. Pra nuk mendoj që është koha që të bëjmë lojëra politike apo të kemi inate me njëri-tjetrin. Prandaj uroj që sapo të dal vendimi i gjykatës, ta shohim atë, sepse ne nuk mund ta dimë se si mund të jetë vendimi i gjykatës, por është e rëndësishme që ta kemi të qartë rrugën përpara”, deklaroi Haxhiu.



